Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do emigrojnë edhe nga Greqia, shqiptarët ankohen se nuk janë integruar plotësisht

schedule12:15 - 23 Maj, 2023

schedule 12:15 - 23 Maj, 2023

Qytetartë shiptarë në greqi nuk janë të kënaqur. Ata ankohen se pas 3 dekadash nuk kanë arritur të integrohen plotësisht në shoqërinë greke.

Kam 25 vite që punoj në një shtëpi. Nuk kisha të drejtë vote sepse kam dokumenta për të jetuar këtu por jo dokumenta greke. Meqë tha Rama do bëhet rroga 900 euro është shumë gjë e mirë për shqiptarët.

Kam 22 vite këtu jo unë por dhe fëmija që ka lindur këtu spo merr dokumenta. Nuk e di dhe sa vite duhet të rri që të pajisem me letrat greke. Nëse nuk marr letrat greke dhe këtë vit do iki e unë për gjermani.

Kushtet ekonomike dhe konkretisht punësimi është një nga problemet më të mëdha të emigrantëve shqiptar në shtetin fqinj. Ata thonë se mund të emigrojnë përsëri.

Nuk jemi në gjendje të mirë këtu. Mbaj familjen këtu dhe pleqt atje. Vëllezërit i kam në amerik gjermani dhe angli. Po të kisha ndejt gjithë këto vite në Shqipëri e  kisha bere ndonje gje më mirë.
Tani është bërë pak e vështirë këto 3 vitet e fundit. Nuk gjen dot punë shumë. Djalin e kam Gjermani vajzën në Athinë. Mundohemi me forcat e tona.

Në zgjedhjet e fundit 160 mijë shqiptarë kishin të drejtë vote por vlerësohet se në shtetin fqinj jetojnë rreth 1 milionë shqipatrë që kan ëshkuar atje gjatë tre dekadave të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!