Vrasja e Arjan Gosës/ Familja Rexha frikë për një tjetër hakmarrje, kërkon mbrojtje nga policia

schedule11:23 - 23 Maj, 2023

schedule 11:23 - 23 Maj, 2023

Familjarët e Habib Rexhës, 31 vjeçarit që vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën të dielën në Kavajë, kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC News se ata janë shprehur të frikësuar se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.

“Familja Rexha pret një goditje nga Gosa. Ata kanë deklaruar se ndihen të frikësuar pasi familja Gosa në një të ardhme mund të marrin guximin dhe të kryejnë një tjetër vrasje. Ata kanë kërkuar mbrojtje nga policia. Nuk duan të largohen pasi ndjejnë një farë turpi. Kanë kërkuar mbrojtje.“, tha gazetari.

Pista kryesore e hetimit është hakmarrja. Kjo për shkak se në muajin mars dy familjarët e dy familjeve, Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri tjetrin në muajin mars pas një sherri banal mes tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!