Ky vit ka qene shumë aktiv për aktorin shqiptar Klodian Hoxha, i cili ka luajtur në 7 role dhe 3 prej tyre kanë qene ndërkombëtar.
Së fundmi, ai ka rolin kryesor të një prokurori në serialin ‘The Presecutor’, në të cilin luan me yllin e Hollivudit Danny Glover. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se nga ky serial kanë shumë pritshmëri pasi do të trasmentohet edhe Netflix.
Klodiani e ka krahasuar edhe me ndërkombëtarin “Narcos”, duke shpresuar që të arrijnë suksesin e tij.
“Unë kam rolin kryesor, prokurorin, i cili merr një hap shumë të rëndësishëm dhe mban shumë gjëra të fshehta, sa kritikon dhe familjen e tij. Edhe rikthehet për një rivanzh. Di të them që ky është një serial pak a shumë si Narcos, trajtojnë të njëjtat tema. Narcos kështu nisi si serial në Netflix. U nis seria e parë, u bë me pritshmëri si puna jonë dhe pastaj arriti majat që u bë një nga serialet më të shikuara. Shpresojmë që edhe ne të jemi si ta. Shqipëria i ka të gjithë komponentët, lokacionet i ka shumë të bukur, aktorët i ka shumë të bukur, produksione po bën një punë të jashtëzakonshme duke sjellë aktorë figura gjigande që ne dikur i kemi pasur ëndërr dhe janë figura që ne i kemi pasur në krahë”, tha ai./abcnews.al