2023 është një vit i artë për producentin Petri Bozo, pas agjensia e tij Deliart shënon tre përvjetore, 25-vjetorin e Miss Shqipërisë, 20-vjetorin e Netëve të Klipit Shqiptar dhe 20-vjetorin e Miss Globe.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Petri është ndalur te Netët e Klipit, duke thënë se në fazën e parë kanë qenë në garë 180 klipe dhe janë seleksionuar në 64, edhe mes tyre janë ndarë çmimet e finales.
Sipas producentit, tashmë gjërat kanë ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara pasi vetë studiot bëjnë disa diferencime.
“Erdhën për konkurim gati 180 klipe, u selektuan përpara jurisë dhe hyn në festival vetëm 64 klipe. Klipet bëhen se këngëtari e ka të nevojshme të promovohet dhe gjeneron para nëpërmjet kanalit të Youtube. Ato studio që kanë synim të hyjnë në festival, i selektojnë vetë klipet më të mira dhe i sjellin, ndryshe nga më herët kur i sillnin të gjitha çfarë prodhonin gjatë një viti se treçereku i tyre mund të shkojnë në kosh”, u shpreh ndër të tjera Petri./abcnews.al