“Vjena mban një kanal jozyrtar komunikimi me Moskën dhe bën thirrje për dialog me Rusinë pavarësisht konfliktit në Ukrainë:.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt të botuar të hënën.
“Perëndimi duhet të vazhdojë të bisedojë me Rusinë ashtu siç po bën qeveria amerikane,” vuri në dukje ai.
Sipas Schallenberg, platformat ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Kombet e Bashkuara duhet të përdoren për bisedime të mëtejshme me Rusinë.
Kryediplomati i Austrisë e sheh atë si “përgjegjësi globale” të vendeve perëndimore.
Schallenberg theksoi se Vjena vazhdon të komunikojë me Moskën përmes kanaleve joformale. “Rusia nuk është zhdukur nga harta, duke mbetur fqinji më i madh gjeografik i BE-së dhe fuqia më e madhe bërthamore në botë”, shtoi ai./abcnews.al