Donnarumma i lumtur pas triumfit në Ligue 1: Fitore simbolike, jemi shumë pranë titullit kampion

schedule12:04 - 22 Maj, 2023

schedule 12:04 - 22 Maj, 2023

Dopieta e Kylian Mbappe në përballjen e mbrëmshme të PSG, me “diletantët” e Auxerre mjaftoi që “parizienët” pothuajse kampion të Francës, te hedhin një hap më afër titullit të Ligue 1.

Një koment mbi ndeshjen e djeshem dhe ecurinë sezonale të “gjigandëve” francezë e ka bërë dhe “shtatlarti” italin i portës, Ganluigi Donnarumma, i cili tha se janë shumë të lumtur që PSG është shumë afër fitimit të titullit kampion, por theksoi gjithashtu dhe numrin e madh të golave që “parizienët” kanë pësuar këtë sezon.

“Kjo fitore është simbolike, sepse na afron shumë me titullin. Jemi të lumtur, ishte shumë e vështirë. Kemi pësuar shumë gola këtë sezon, ndonjëherë është e bezdisshme”,- u shpreh “shtatlarti” italian, në fjalët e tij për mediat. /i.m /abcnews.al