Qarkullonin me mjetin luksoz pa leje, arrestohet 20-vjeçari, shoqërohet shoferi 17-vjeçar

schedule14:39 - 21 Maj, 2023

schedule 14:39 - 21 Maj, 2023

Një 20 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe një 17 vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë.

Sipas policisë është proceduar penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi./abcnews.al