Zjarret që kanë përfshirë Kanadanë gjatë ditëve të fundit deri më tani kanë shkaktuar djegien e 8 milionë hektarëve.
Mediat e huaja shkruajnë se shpresojnë se reshjet e parashikuara të ndihmojnë në shuarjen e 87 vatrave aktive të zjarrit në Kanadanë perëndimore.
Christy Tucker nga shërbimi zjarrfikës i provinces, është shprehur se me uljen e temoeraturave dhe praninë e lagështirës do të kenë më shumë mundësi që të shuhen zjarret.
“Gjithçka varet nga saktësisht se ku bie ky shi… Por në zonën ku ne e presim, do të bëjë një ndryshim të madh për 2500 zjarrfikësit që luftojnë 87 pyje dhe zjarre, që përhapen në mënyrë të pakontrolluar”, ka thënë ai.
This is terrifying. The numerous #fires across Canada have turned the skies orange in Calgary.
As of Tuesday morning, there are more than 87 active wildfires across Alberta, while 62 fires burn in British Columbia. pic.twitter.com/KUio1uxiIH
— WeatherNation (@WeatherNation) May 16, 2023
Më shumë se 10,000 njerëz në Alberta u urdhëruan të evakuojnë shtëpitë e tyre dje.
Sipas Cindy Evans, drejtoreshë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, situata në Kanadanë perëndimore mbetet “e paqëndrueshme”./abcnews.al