Gjykata e Korçës do të shqyrtojë kërkesën për ulje të dënimit për Myrteza Caushin, i njohur edhe si Zani Caushi i dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë trazirave të vitit 1997-të. Çaushi nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar me kerkesë Gjykatës së lartë për zgjidhjen e mos kompetencës mes Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.
Ka qenë kjo e fundit që nuk ka shqyrtuar kërkesën e Çaushit me argumentin se ai ka qëndruar i izoluar në burgun e Burrelit dhe nuk ishte gjykata e Korçës kompetente për të vendosur nëse Çaushi mund të përfitonte apo jo ulje të dënimit. Ai kundërshtoi disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa kërkon përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh qëndron i izoluar në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.
Kjo nuk është hera e parë që Çaushi përballet me drejtësinë por kërkesat e tij për liri me kusht apo ulje të dënimit janë refuzuar nga gjykatat. Korrikun e kaluar ai ka kërkuar lirinë me kusht nga Gjykata e Korçës me argumentin se është rehabilituar si dhe duhet të kujdeset për fëmijën e tij të mitur, por kërkesat janë rrëzuar./abcnews.al