Një mijë ton fara luledielli prodhohen vetëm në Tërbuf, asnjë kg për industri

schedule15:33 - 4 Shtator, 2019

schedule 15:33 - 4 Shtator, 2019

Në Tërbuf të Lushnjës prodhohen çdo vit më shumë se një mijë ton fara luledielli. Por nga e gjithë kjo sasi asgjë nuk nuk shkon për industri.

Shumë njerëz kalojnë kohën duke ngrënë fara luledielli. Dhe është një zonë e tërë që e prodhon,  Tërbuf në Lushnjë.

Asnjë kokërr nuk shkon për industrinë, por e gjitha përfundon në grushtet e njerëzve për konsum ditor.

Puna për prodhimin e tyre është e vështirë, por shumë fermerë të mbjellin lulediellin.

Këto janë ditët kur kultivuesit për të kryer procesin e vjeljes duhet të ngrihen që në tre të mëngjesit. Punojnë  deri në mesditë, përpara se temperaturat të rriten.

Gjithe procesi i vjeljes kryhet me duar. Një punë shumë e vështirë për shkak të mungesës së mekanikës bujqësore.

Mjetet përdoren vetëm për transport. Pas vjeljes farat thahen në lëmin e fshatit, ndërtuar në kohën e kooperativës përpara viteve 90- të.

Problemi i përvitshem mbetet çmimi i shitjes. Ofertat kanë qenë 120 ose 130 lekë për kg me shumicë.

Tregtarët nga Tirana, Berati, Elbasani, Fieri dhe Lushnja  i paketojnë për konsumim në tregun vendas.

Rreth 500 ha sipërfaqe mbillet çdo vit, nga e cila nxirret 1000 ton fara në Lushnje dhe Divjakë. Pjesa më e madhe e sipërfaqjeve bujqësore në Tërbuf prej 50 vitesh mbillet vetëm me luledielli. Pak sipërfaqe mbillet me jonxhe dhe misër. Megjithëse këtë vit kjo bimë u dëmtua nga fatkeqësitë natyrore, përsëri prodhuesit e tyre nuk heqin dorë nga kultivimi. Kërkesat për konsum rriten çdo vit për shkak të vlerave të mëdha ushqyese që mbart fara e zezë. /ABC News Albania 24/7