Mbrëmja e së martës ka qenë e ngarkuar për Xhuzepe Konte, kryeministri në detyrë i Italisë, i cili gjatë ditës pritet të shkojë në Presidencë për të prezantuar qeverinë e tij të re. sipas mediave italiane lideri i Lëvizjes me Pesë Yje, Luixhi di Maio, do të jetë ministër i jashtëm në këtë ekzekutiv të dytë të Kontes. Ndërsa Franceskini do marrë ministrinë e mbrojtjes. Ende nuk është vendosur për zëvendës kryeministrat. Një ditë më parë anëtarët e lëvizjes me Pesë Yje miratuan online me 79.3 për qind marrëveshjen mes partisë së tyre dhe asaj demokrate të cilat do të qeverisin së bashku.
Sipas zërave brenda radhëve të demokratëve çdo gjë është vendosur dhe koalicioni qeverisës përbëhet nga forca që do të nxjerrin vendin nga kriza. Ata këmbëngulin se do të jenë të barabartë dhe qeveria e re do të ketë shumë dinjitet. /ABC News Albania 24/7