Serbia i ka kthyer sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes për dialogun me Kosovën. Beogradi zyrtar ka mirëpritur emërimin e Methju Palmer si të dërguar të Uashingtonit për Ballkanin dhe gjithashtu deklaratat e këtij të fundit për njohje të ndërsjellë dhe kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.
Serbia i bazon shpresat e saj tek Amerika. Emërimi për të dërguar për Ballkanin i Mathew Palmer, i tregon Beogradit se cështja e Kosovës nuk është mbyllur. Përvec këtij vendimi, Beogradin dhe Prishtinën pritet ta vizitojnë dy kongresmenë amerikan gjatë javës. Deklarimet e Palmer për marrëveshje dhe njohje të ndërsjellë nuk kanë krijuar tension, por shihen si mundësi për kthim në tavolinën e bisedimeve. Në kryeqytetin serb besohet se është duke u përgatitur një format i ri bisedimesh. Analisti Marko Savkovic, thotë se është pritur një presion më i madh për zgjidhje në vjeshtë, por afatet kohorë që kanë qenë për zgjidhje deri në fund të vitit duket se janë shtyrë.
Marko Savkoviç: “Shenja e parë që jemi duke ecur drejt marrëveshjes do të ishte kërkesa e shteteve te Kuintit që Serbia dhe Kosova të ndërpresin bllokadën e tyre. Kjo është edhe kërkesë e Amerikës dhe kjo do ta bënte të qartë se gjërat kanë lëvizur”.
Dushan Janjic, drejtues i forumit për marrëdhëniet ndëretnike, thotë se kjo nënkupton një formë të re të dialogut. Por, për këtë vit është e vështirë se do të ketë ndonjë progres.
Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike: “Nuk e kemi të qartë se kush do të jenë negociatorët. Palmer e shoh pjesë të një formati të ri nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, por edhe të BE-së dhe përfaqësues në nivel politik në dialog, pasi më dialog teknik nuk ka”.
Serbinë e ka pritur mirë deklaratën e përfaqësuesit amerikan për kthim në tavolinën e bisedimeve, por kusht e ka heqjen e taksës nga Kosova. /ABC News Albania 24/7