Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin çeljen e negociatave në Tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian. Qëndrimi vjen nga i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Methju Palmer, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni.
“Kjo është detyra ime, të jem i pranishëm, të udhëtoj përqark Europës e të bashkëpunoj me aleatët tanë, për të arritur qëllimin parësor, që është integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Kjo është thelbësore për SHBA-të, për angazhimin amerikan në rajon. Disa nga objektivat më të mëdhenj janë, të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të sigurojnë çeljen e negociatave me BE në Tetor.”
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit foli edhe per dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje të dyja palëve të bëjnë një hap pas nga kushtet e tyre dhe te vazhdojne ne tryezen e negociatave.
Për Prishtinën zyrtari amerikan perseriti thirrjen per pezullimin e taksës 100% ndaj importeve serbe. Po ashtu Methju Palmer i kërkoi Beogradit të ndalojë fushatën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. /abcnews.al