Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit , Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka akuzuar për lidhje me Iranin.
Sot është mbajtur seanca e para me përfaqësimin e dy palëve. Berisha është përfaqësuar nga Ivi Kaso dhe Veliaj nga avokati i tij mbrojtës.
Kujtojmë që nëse Berisha nuk do të përfaqësohej sot, Prokuroria do ta shoqëronte me forcë.
Seanca e para ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku avokatët e Berishës dhe Veliajt janë njohur me seancën e pajtimit nga SPAK, një procedurë ku palët që akuzopnë njëra-tjetrën i ofrohet mundësia e pajtimit dhe më pas pushimi i çështjes, por kjo nuk ka ndodhur.
Seanca e radhës do të mbahet me datën 2 qershor.r.t/abcnews.al