Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 është regjistruar sot në Oqeanin Paqësor, në juglindje të Kaledonisë së Re, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.
Sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 37 kilometrash në një distancë prej 333.8 kilometra nga brigjet e Kaledonisë së Re.
Qendra për paralajmërimin e cunamit ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun e valëve sizmike të detit, të cilat “ka gjasa” të arrijnë një rreze deri në 1000 kilometra rreth epiqendrës.
“Bazuar në parametrat paraprakë të tërmetit, valët e rrezikshme të cunamit ka të ngjarë të godasin brigjet deri në 1000 kilometra nga epiqendra,” tha PTËC në buletinin e saj të paralajmërimit të urgjencës. Ai u bëri thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që të jenë vigjilentë.
Ai sqaroi se ka rrezik për Kaledoninë e Re, Ishujt Fixhi dhe Vanuatu.
Shërbimi i motit i Australisë tha se ishulli Lord Howe ishte nën kërcënim; në Zelandën e Re, autoritetet u kufizuan të thonë se ata ende po vlerësonin rrezikun.
/abcnews.al