Vetëm 8-vjeçe dhe ka mbaruar shkollën e lartë, vogëlushja përgatitet të pushtojë hapësirën

schedule08:42 - 19 Maj, 2023

schedule 08:42 - 19 Maj, 2023

Andhara Perez Sanchez ishte vetëm tre vjeç kur u diagnostikua me sindromën Asperger. Ajo nuk kishte miq, sepse shokët e klasës e tallnin. Mësuesit ishin në mëdyshje qe ta pranonin në klasë.

Kjo rezultoi që Adhara të tërhiqej dhe të mos interesohej për mësimet ndërsa refuzonte të shkonte në shkollë.

Për të ndihmuar vajzën e saj me depresion, nëna e Adharës e çoi te një psikolog. Ekspertët zbuluan se IQ-ja e saj ishte shumë e lartë.

Konkretisht, ishte 162, më i lartë se Ajnshtajni. Ata sugjeruan që prindërit ta dërgonin Andharën në një shkollë speciale dhe atje zhvillimi i saj ishte i shpejtë.

Në moshen 5-vjeçare mbaroi shkollën fillore, 6-vjece mbaroi shkollën e mesme dhe në 8-vjeçe mori diplomën e shkollës së mesme. Ajo tashmë ka një diplomë universitare dhe tani është duke bërë master në inxhinieri industriale.

Andhara ëndërron të studiojë për Astrofizikë në Universitetin e Arizonës. Vogëlushja po punon për zhvillimin e një “byzylyku ​​inteligjent” për fëmijët e vegjël me aftësi të veçanta.

Andhara ëndërron të punojë në NASA dhe të bëhet personi i parë autik që udhëton në hapësirë./abcnews.al