Britania miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

schedule08:32 - 19 Maj, 2023

schedule 08:32 - 19 Maj, 2023

Në një deklaratë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar bizneset dhe individët e lidhur me kapacitetin e Rusisë për të financuar dhe zhvilluar luftën.

Sanksionet përfshijnë 86 individë dhe organizata për të cilat qeveria thotë se janë “të lidhura me energjinë, metalet, mbrojtjen, transportin dhe sektorin financiar të Rusisë”.

Britania pretendon se kjo do të rrisë “presionin mbi të ardhurat e mbetura të Putinit dhe përpjekjet për të përdorur këta sektorë për të mbështetur makinerinë ushtarake të luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!