Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA, Robert Menendez ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Menendez kryesoi seancën dëgjimore të zyrtarëve të Departamentit të Punëve të Jashtme, Derek Chollet dhe Gabriel Escobarit mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën hyrëse për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se nuk beson se të gjithë aktorët po veprojnë njëlloj me mirëbesim. Sa i përket presidentit serb, senatori amerikan tha se ai një gjë i thotë liderëve perëndimor dhe tjetër gjë iu thotë popullit serb përmes mediave të kontrolluara nga shteti.
Ai shtoi gjithashtu se ka një ngjashmëri mes retorikës së Vuçiçit me atë të presidentit rus, Vladimir Putin. “Duke kontrolluar informacionin, duke minuar shoqërinë civile, Vuçiç vazhdon të promovojë narratiën kombëtare serbe për kombin e madh serb, që i ngjan vizionit të Putinit për një Rusi të madhe”, theksoi ai./abcnews.al