Në orën 21:00, “aspirinat” e Bayer Leverkusen do të presin në “BayArena”, “gladiatorët” romakë të Jose Mourinhos, në sfidën e dytë të gjysmë-finaleve të UEFA Europa League, me vendasit gjermanë që kërkojnë përmbysjen e madhe ndaj italianëve.
Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll Xabi Alonso ka vendosur të përdorë formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur si përherë finlandezi, Hradecky e para tij në mbrojtje Hincapie, Jonathan Tah e Tapsoba. Në krahët e mesfushës janë vendosur Frimpong e Bakker, me qendrën që mbulohet nga Palacios e Demirbay, më të avancuar janë Florian Ëirts e Moussa Diaby, ndërsa në majën e sulmit është vendosur i vetëm iraniani, Serdar Azmoun.
Ndërkaq, në krahun tjetër, “mësuesi” i spanjolli, Jose Mourinho ka vendosur të përdorë formacionin 3-4-3, ku si zakonisht “gardian” i portës së “verdhekuqve” është portugezi, Rui Patricio. Në mbrojtje janë vendosur Roger Ibanez, Mancini e Bryan Cristante. Nga krahët e mesfushës janë pozicionuar Spinazzola e Zeki Celik, me qendrën disi defensive që mbulohet nga Edoardo Bove dhe Nemanja Matic. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit romak plotësohet nga Belotti, Tammy Abraham dhe kapiteni, Lorenzo Pellegrini. /i.m /abcnews.al
Shikoni formacionet: