Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon çeljen e negociatave

schedule13:21 - 3 Shtator, 2019

schedule 13:21 - 3 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur me nisjen e punës së Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga detyra e kreut të shtetit. Sipas Metës, propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.

Presidenti  e sheh vendimin e maxhorancës për të rrëzuar dekretet e tij por edhe për të vijuar punën me shkarkimin nga detyra si mënyrë për të spostuar vëmendjen nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore. Meta i ka kujtuar shumicës se kjo sjellje nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Rikujtesa e kreut të shtetit për shumicën ishte e njëjt : Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje! /ABC News Albania 24/7