KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha sot se zhvillimi i zgjedhjeve në veri u bë konform ligjeve të Kosovës. Komentet e tij për mediat vendase erdhën pak par se katër kryetarët e rinj të zgjedhur të marrin zyrtarisht detyrën e tyre. Analisti Ridvan Berisha tha për “Balkan Update” se Hovenier me thirrjen që kryetarët e rinj të betohen me rol teknik dhe jo politik, ka synuar, që paltët të shmangin tensionet në veri.
“E ka thënë sot ambasadori amerika se këta do jenë kryetarë teknikë, dhe ambasadori e tha qartë se procesi zgjedhor i mbajtur nga Kosova ka qenë legal. Ai i uroi këta kryetarë, dhe betimi do bëhet ndoshta në statusin teknik, ndoshta për të shmangur tensionet për të lënë një derë të hapur dhe këta nuk mund ta mbajnë gjatë këtë post, sepse nuk kanë legjitimitet”, tha ai.
Ai tha gjithashtu që kryetarët e rinj nuk duhet të shkojnë në ato ndërtesa, tek cilat nuk janë të mirëpritur. Gazetari nga Kosova u shpreh se ambasadori ka kërkuar që mos të ndiqet shembulli i polarizimit në veri.
“Mendoj se ambasadori amerikan ka dashur të mos shkaktojë polarizim të tensionuar të situatës në veri ku mjedisi atje është i gatshëm me ndërhyrjen e grupeve për të prodhuar tension dhe në këtë mënyrë ambasadori iu ka dërguar mesazh që mos të ndjekin modelin e polarizimit dhe që pala tjetër të mos e shfrytëzojë si alibi”, shtoi analisti.
Analisti ndër të tjera u ndal tek proceci i dialogut mes Kosvës dhe Serbisë, i cili sipas tij po ecën shumë ngadalë.
“Kjo elitë në Serbi, në pushtet dhe në opozitë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Në Kosovë dhe në Serbi, të dyja palët mund të kërkojnë legjitimitet, që janë zgjedhjet, dhe janë shtuar zërat opozitarë që i kërkojnë kryeministrit tërheqje nga procesi. Edhe mazhoranca në Kosovë nuk e di se çfarë po ndodh. Por i gjithë procesi po ecën në mënyrë të avashtë. Vendi mund të shkojë në zgjedhje, edhe pse nuk e kemi luksin fare për zgjedhje”, tha ai./n.m.abcnews.al