Rekordmeni “hileqar”, atleti nga Kenia pezullohet pas përdorimit të dopingut

schedule15:38 - 17 Maj, 2023

schedule 15:38 - 17 Maj, 2023

Njësia e Intergritetit të Ateltikës (AIU) ka bërë një zbulim tronditës ditët e fundit, zbulim i cili ka tronditur jo pak “botën” e këtij sporti. Bëhet fjalë për rekordmenin e garës së 10 mijë metrave, kenianin, Rhonex Kipruto, i cili është pezulluar përkohësisht pasi u zbuluar se kishtë përdorur një substancë të ndaluar.

Keniani vendosi rekordin botëror të 10 kilometrave me kohën 26.24 minuta, në janar 2020, në Valencia, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Doha, në vitin 2019, me garën që u fitua nga etiopiani Selemon Barega.

Mirëpo, pasaport e tij biologjike, duket se ka nxjerrë “bllof”, 23-vjeçarin ku pas një kontrolli nga AIU u diktua përdorimi i një substance të ndaluar për sportistët, por deri më tani nuk është dhënë asnjë detaj nga lloji i substancës apo doza e përdorur.

Prej kohësh AIU “lufton” kundër përdorimit të dopingut në botën e atletikës e sidomos në Kenia, ku që prej muajit prill kanë filluar denoncimet për një sistem dopingu në shkallë të gjerë në Kenia, “gjithnjë e më i organizuar” dhe me “përfshirje të njerëzve me përvojë mjekësore”. /i.m /abcnews.al