“Inflacioni me tendencë zbritëse”, Civici: Turizmi dhe ndërtimi, dy sektorët më në zhvillim

schedule14:49 - 17 Maj, 2023

schedule 14:49 - 17 Maj, 2023

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici në një intervistë të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, ka komentuar raportin e fundit të të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ecuria ekonomike për këtë vit ecuria ekonomike  në vend pritet të jetë 2.5%  ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet 3.3%.

Civici në fjalën e tij se gjatë këtyre viteve janë bërë projeksione të ndryshme llogaritjes duke bërë që në mes të vitit 2024 të kemi një inflacion nën kontroll pasi trendi është zbritës, ai ka theksuar se pritet edhe një rritje e ekonomisë.

Ndër të tjera eksperti i ekonomisë ka theksuar se për këtë rritje ndikim kryesor kanë disa sektorë ku vendin kryesor e zë turizmi dhe ndërtimi.

Projeksionet janë si rezultat i një punë të një sërë institucionesh. Duhet të kemi parasysh se këto lloj llogaritjesh duke vijuar që nga 2022 deri në 2024 bëhen në një kontekst të rëndësishëm që është dalja nga situate e rëndë që u bë duke përfshirë edhe ekonominë shqiptare dhe duke marrë parasysh edhe konfliktin e bërë në Ukrainë. Duke dalë nga një situatë e vështirë dhe duke bërë një parashtrim nga shifrat minimale rifillimi i rritjes ekonomike në trendet e vlerësueshme është për tu vlerësuar dhe këto lloj analizash bëhen duke parë faktorët që ndikojnë. Në rastin e Shqipërisë parashikimi për 2.5. apo 2.5 është më i reduktuar.

Është pozitive një rritje ekonomike dhe pse e vogël, e parashikuar nga qeveria shqiptare, por përtej një shifre rritja ekonomike në rastin e Shqipërisë kushtëzohet nga ecuria e disa sektorëve. Mendoj që tre janë sektorët kryesor, së pari sektori i turizmit që jo vetëm në 2022 por edhe gjatë 2023 pritet të jetë një sektor i zhvilluar, së dyti sektori i ndërtimit që ka shumë zhvillim në vitet e fundit dhe mund të themi se është sektori që nuk u prek nga Covid, dhe pas sektori i bujqësisë dhe i shërbimeve. Duke e parë në këtë aspekt besoj se edhe BERZH këtu e ka bërë analizën e tij, pasi këto sektorë I kanë shenjat për të qenë sektorë në zhvillim”, ka thënë ai./abcnews.al