Ditën e djeshme, Interi mposhti përsëri Milanin në gjysmëfinalen e Champions League duke prerë kështu biletën e finales në Stamboll, ku në përballje do të gjejë një mes City dhe Real Madrid.
Por cfarë thuhej 9 muaj më parë për klubin zikaltër. Në gusht, kur shorti i grupeve u hodh, Interi nuk konsiderohej aspak si pretendent për të shkuar në finale. Madje nuk llogaritej të kalonte as grupin pasi kishte kundërshtarë Bayern Munich dhe Barcelona.
Në atë kohë, kompanitë e basteve i jepnin Interit vetëm 1% mundësi për të fituar Champions League, ndërsa 40% për të kaluar grupin. Kështu, sot, Interi është “bllofi” i kompanive të basteve, pasi zikaltërit janë të parët që morën biletën për në Stamboll./h.ll/abcnews.al