Volker Struth, agjenti i trajnerit gjerman, Julian Nagelsmann, i ka dhënë një “goditje” pronarit të Chelsea, Todd Boehly në lidhje me refuzimin e ofertës nga “blutë”.
Nagelsmann zhvilloi bisedime me Chelsea për të qenë trajneri i mundshëm i skuadrës angleze, por u tërhoq përfundimisht nga gara pasi mësoi se ai nuk ishte kandidati i vetëm, por që kishte edhe të tjerë pas tij.
Në lidhje me këtë situatë, agjenti i Nagelsmann ka folur duke treguar ndodhitë.
“Mund të konfirmoj se Chelsea ishte i shpejtë për të thirrur Nagelsmann pas largimit nga Bayern Munich. Pati disa biseda telefonike. Ishte vendimi i duhur përtë mos shkuar atje. Është një klub në ujëra të trazuara për momentin.
Dhe politika e tyre e transferimeve, duke shpenzuar qindra miliona euro, ka rritur pritshmëritë që duhen përmbushur. Kishte edhe disa çështje të tjera.
Nagelsmann ishte zgjedhja e tyre numë një, ky ishte informacioni ynë, besoj se do të kishte ndodhur nëse do ta kishte dashur”, përfundoi agjenti i trajnerit gjerman./h.ll/abcnews.al