Një i ri shqiptar u dënua me disa vite burg në Britani pasi u kap me kokainë. Maringlen Hysa, 36 vjeç, u arrestua më 12 Qershor. Pasi u ndalua nga autoritetet, shqiptari tregoi patentën dhe kartën e identitet italiane false, në të cilat ishte fotoja e tij, por emri i një të afërmi.
Fillimisht Hysa u ndalua për dokumente të falsifikuara, por më e keqja do të vinte më vonë, pas kontrollit të qenve të drogës në makinën me të cilën po udhëtonte. Brenda mjetit u zbuluan 763 gramë kokainë, të ndara në 3 pako.

Vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte nga 30 mijë deri në 37 mijë Paund. Përveç lëndës narkotike, i riu kishte në makinë edhe rreth 29 mijë Paund dhe një celular vlera e të cilës shkonte deri në 1 mijë Paund.

Avokati mbrojtës i të Maringlen Hysës tha se i riu po e transportonte drogën për shkak të një borxhi që i kishte një bande shqiptarësh të cilët e kishin kontrabanduar në Britani.
Hysa deklaroi se fillimisht kishte punuar në një lavazh në Londër, por me vonë i ofruan mundësinë që të reduktonte sasinë e borxhit duke transportuar drogën në Bristol.
Edhe pse gjyqtari i çështjes Peter Crabtree mori parasysh se 36-vjeçari e kishte kryer këtë akt për shkak të borxhit dhe sepse i rrezikohej jeta e dënoi me 4 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Në fund, ai rrezikon edhe depërtimin, por për këtë duhet të vendosë Ministria britanike e Shtetit./abcnews.al

