Bayer Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për Xhakën, kontrata pothuajse është dakorduar

schedule18:36 - 16 Maj, 2023

schedule 18:36 - 16 Maj, 2023

Gjithçka shkon tek fakti se mesfushori Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligë në merkaton e verës. Futbollisti 30-vjeçar zviceran mund të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.

Siç raporton në rrjetet sociale Fabrizio Romano, kostoja e transferimit të Xhakës te “Aspirinat” duhet të jetë 15 milionë euro. Vihet re se lojtari pothuajse ka rënë dakord për kushtet e kontratës deri në mesin e vitit 2027.

Kujtojmë se më herët në Gjermani, Xhaka ka luajtur për Borussia Mönchengladbach. Nga ky klub zvicerani me orgjinë shqiptare kaloi te Arsenali në verën e vitit 2016. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!