Pak çaste më parë, policia e shtetit njoftoi masat e sigurisë në kuadër të ndeshjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
Në kuadër të këtij njoftimi, klubi i Partizanit gjithashtu ka dashur të njoftojë tifozerinë e kuqe dhe veçanërisht grupimet e ultrasve.
Klubi i “Demave të Kuq” ka bërë me dije se futja e sendeve të autorizuara, dekori sportiv, do të lejohen të futen në ambienetet e brendshme të stadiumit “Air Albania” duke filluar nga ora 14:00 e datës 16.05.2023 deri në orën 10:00 të datës 17.05.2023./ h.ll/abcnews.al