Erling Haaland, përveç 52 golave që ka shënuar me fanellën e Manchester City, ka shënuar sukses në jetën e tij personale. Siç raporton “SUN”, sulmuesi skandinav po përjeton dashuri absolute.
Man City ace Erling Haaland ‘smitten’ after enjoying secret romance with footballer girlfriend from his hometownhttps://t.co/Wl44Lcomsb pic.twitter.com/eyDL1B0EDm
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 23, 2022
Prej disa muajsh, sipas të njëjtave raportime, futbollisti 22-vjeçar është në një lidhje me 19-vjeçaren Isabelle Houseg Johansen.
Isabelle, e cila është gjithashtu një futbolliste, iu bashkua ekipit lokal norvegjez Brann kur ishte vetëm 5 vjeçe. Dyshja u rritën së bashku në akademi dhe filluan të takoheshin kur ylli norvegjez luante për Dortmundin. Miqësia e tyre fillestare u zhvillua në një marrëdhënie.
Futbollistja bukuroshe shquhet për bukurinë e saj në Brann. 19-vjeçarja ka udhëtuar si në Gjermani ashtu edhe në Angli, për të parë të dashurin e saj dhe për të kaluar disa momente me të.
Në fakt, çifti i ri bëri një pushim të përbashkët në Marbella, gjatë pushimeve të Kupës së Botës, dhjetorin e kaluar. Ndërsa bashkë kanë festuar edhe natën e ndërrimit të viteve në një restorant në Mançester.
Haaland donte pranë tij një person me të cilin mund të ndihej rehat dhe të kishte besim të plotë. Të gjitha këto ai i gjeti në fytyrën e sportistes norvegjeze. /G.D abcnews.al/