41 të vdekur nga cikloni Mocha në Mianmar, mijëra pa energji elektrike

schedule09:45 - 16 Maj, 2023

schedule 09:45 - 16 Maj, 2023

Të paktën 41 persona kanë vdekur që nga cikloni Mocha që përfshiu Mianmarin, sipas zyrtarëve lokalë. Sipas informacioneve janë dëmtuar 864 shtëpi dhe 14 spitale apo klinika.

Me erëra deri në 195 kilometra në orë, cikloni më i fortë që është regjistruar në rajon në më shumë se një dekadë, Mocha, goditi të dielën Sittwe, kryeqytetin e shtetit Rakhine dhe Cox’s Bazar në Bangladesh, ku janë strehuar qindra mijëra refugjatë myslimanë Rohingya.

Vendi po përballet me ndërprerjet e tij më të mëdha të energjisë në shtatë muaj. Ndërkohë në kampet e improvizuara Rohingya,  ku gati një milion njerëz jetojnë në strehim të improvizuar dëmet janë gjithashtu të kufizuara dhe nuk ka pasur viktima.

Në nëntor 2007, cikloni Sidr vrau më shumë se 3000 njerëz dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme.

/abcnews.al