Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Fredi Belerin u komentuan në studion e ABC News nga analistët Edvin Kulluri, Mentor Nazarko, Frrok Cupi dhe Skënder Minxhozi. Për Edvin Kullurin barazia para ligjit është e panegociueshme në një system demokratik.
“Nëse flasim për barazi s’duhet të ketë trajtim të ndryshëm. Rama e përkeqësoi përgjigjen duke thënë se zgjedhjet kanë qenë të rregullta, ateherë pse u arrestua Beleri për shitje votash. Ka një gjë që kërcet se në mes është diplomacia po barazia para ligjit është e panegocieshme në system demokratik.” u shpreh Kulluri.
Ndërkohë për analistin Mentor Nazarko, ajo c’ka ndodhi me Belerin ngjan si një lloj dhurate, por tema e Belerit dhe jehona në Greqi e nxjerr Greqinë në pozitë inferior përballë nesh.
“Rama e ka filluar e vet të parë duke dehelenizuar Himarën. Arriti të tkurrë PBDNJ në Himarë, jo faktori numër një politik, dhe përmes politikës së investimeve PS e rriti ndikimin e vet më pas riorganizimi territorial e bëri një zonë kompakte në favor të së majtës. Ajo c’ka ndodhi me Belerin ngjan si një lloj dhurate nga ato që liderët e vendeve fqinj i japin njëri tjetrit në kohë fushatash, por tema e Belerit dhe jehona në Greqi e nxjerr Greqinë në pozitë inferior përballë nesh, po përfshihet në mbrojtje të një invidivi problematik. Beleri është figurë nën mesatare përfaqësuese të Himarës. Rama i ka nervozuar grekët edhe me përfshirjen në zgjedhjet turke.” u shpreh Nazarko.
Analisti Frrok Çupi e sheh në një tjetër këndvështrim kandidimin e Cupit në Himarë.
“Nëse i shtrojmë gjithë elementet na bie drejtësia që nuk merremi. Elementi më i lehtë dhe më i paqëndrueshëm janë zgjedhjet. Edhe diplomacia është pika fundore e cështjes. Por mendoj se ka një gjë tjetër. Fija lidhet te përcaktimi i Belerit si kandidat. Ka një hile, një gjë të cuditshme pse është bërë. Disa mund të jenë viktima të nacionalizmit. Pas kësaj ka një gjë tjetër, është elementi që Greqia ka mbetur pa rol në Ballkan. Himara ka qytetarë me dy gjuhë por nuk ka etnikë. Konflikti vjen nga viti 1994. Atje nuk e dimë cfarë ka ndodhur, është cënuar shteti shqiptar, nuk është dënuar kush përvec Belerit. Përse u dashka zgjedhur ky me një fije me pushtetin e Berishës. Unë në mënyrën më të butë e konsideroj se Greqia politike ka një dëshirë për të gjet një punë në Ballkan për të ndez ca motorë brenda Athinës, ku vjen pas një katastrofe hekurudhore.” -u shpreh Cupi.
Per Skender Minxhozin, Fredi Belerin ishte një dru i shtrembër në listën e kandidatëve
“Beleri ishte një propozim në formë kurthi i opozitës në Himarë. Dhe qëllimi fundor duhet të ishte dhe këtu kalojmë në abstragim, një tentativë për të prishur marrëdhëniet Shqipëri Greqi, dhe për t’i prishur Ramës atë kompontente të rëndësishme në rolin e vet si politikan, që është politika rajonale. Para se të shkojmë te reagimi i Greqisë duhet të kapemi te origjina e konfliktit, kandidat që e njohin dhe del një dru i shtrembër në listën e kandidatëve, dhe krijon një sherr diplomatik mes dy vendeve.” përfundoi Minxhozi.