Ylli i Arsenalit, Martin Odegaard, ka folur pas ndeshjes së djeshme kundër Brighton, e cila rrezikon seriozisht t’i kushtojë titullin “Topçinjve”.
“Ndjehet se titulli i Premier League tashmë ka ikur, sinqerisht, dhe është e vështirë të pranohet. Nuk ka një atmosferë të mirë në dhomën e zhveshjes.
Nuk e di se çfarë ndodhi, por jemi shumë të zhgënjyer dhe tani duket se nuk ka më shpresë”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al