Ndërsa ka mbetur edhe pak nga mbyllja e votimeve në orën 19:00, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka apeluar sërish qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës.
“Kemi hyrë në 90 minutëshin e fundit, në finalen e kësaj gare që mezor e kemi pritur. Janë 90 minuta që kërkojnë impenjimin tuaj për të dalë dhe të votuar dhe ndërruar katër vitet e ardhshme. Të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim. Ndaj iu drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet dhe fshat, dilni dhe merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00.
Është një shans që nuk do të na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit. Një shans i artë që duihet ta kapë çdo i ri në qytet, për të gjithë të moshuarit, pensionistët dhe për ata që janë në zonat rurale që janë lënë të harruar prej vitesh me radhë. Dilni merrni pjesë në këtë proces votimi sepse është e një rëndësie jetike për kryeqytetin.”, tha Këlliçi./abcnews.al