Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet vendore.
Përmes një konference për mediat, Këlliçi u shpreh se nëse qytetarët duan një Tiranë ndryshe, atëherë ata duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ju lutem, ushtroni të detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni që pas 14 majit, autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te Sheshi Skënderbëj të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulta për biznesin tuaj të vogël dhe të mesëm, nëse doni oaze të gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni. Dilni dhe merrni pjesë masivisht në votim. Kjo është një ditë e veçantë, është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi ynë në këto 5 muaj dhe sigurisht, pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë.
Ndaj dhe një herë, i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces. Unë e kuptoj që kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mirat, por është shumë e rëndësishme që deri në orën 19:00, qytetarët të dalin dhe të bëjnë ndryshimnin. Ndryshimi është në duart tuaja, dilni dhe votoni”, theksoi ai./abcnews.al