Kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu. Ata kanë hyrë brenda qendrës por ata janë larguar pasi është njoftuar policia.
Edhe më herët ka pasur raportime për incidente të tilla në radhët e demokratëve. Deputeti Flamur Noka si edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë për Elbasanin, Luçiano Boçi janë parë gjatë ditës së sotme në ambientet e disa qendrave të votimit në këtë qytet ndërsa ka pasur akuza për presion.
/abcnews.al