Gushti mbyllet me festë në Elbasan, nga garat me biçikleta deri tek koncerti

schedule13:00 - 1 Shtator, 2019

schedule 13:00 - 1 Shtator, 2019

Në qytetin e Elbasanit janë rikthyer aktivitetet e përditshme festive. Në muajin gusht thuajse çdo natë Bashkia ka organizuar evente apo koncerte për të argëtuar banorët.

Nga një qytet i heshtur deri në frikë, Elbasani duket se po bëhet i zhurmshëm.

E nisen me garën e çiklizmit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja iu kujtoi banorëve të bashkisë që ai qeverisë, se iu duhen biçikleta për një shëndet më të mirë.

Shumë njerëz iu bashkuan aktiviteteve të fundjavës përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” dhe në lulishtet kryesore.

Të konceptuara për përfshirjen e të gjithë grupmoshave, qyteti u mbush me fëmijë dhe të moshuar që argëtoheshin.

Aktorët hutuan të vegjëlit me lojëra dhe me përrallën e pasdites në lulishten para Pallatit të Sportit.

Pjesa qëndrore e sheshit i ishte dedikuar artit. Të rinjtë shfaqën talentin e tyre.

Orkestra e qytetit performoi në hyrje të kalasë. Tingujt e muzikës bashkuan  qytetarët deri në përfundim të aktiviteteve. /ABC News Albania 24/7