Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një intervistë ditën e sotme, ka folur për zgjedhjet në vendin e tij, ndikimin e zgjedhjeve në Turqi dhe marrëdhëniet me Shqipërinë pas arrestimit të Fredi Belerit nga autoritet shqiptare.
Ai e cilësoi të papranueshëm arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, dhe paralajmëroi me tone të ashpra se do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare, për sa kohë që ky qëndrim nga Tirana do të vazhdojë.
“Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”, theksoi ai.
/abcnews.al