Qytetarët votojnë elektronikisht në Kamzë, votuesja: Ishte hera e parë, ishte më bukur kështu

schedule10:00 - 14 Maj, 2023

schedule 10:00 - 14 Maj, 2023

Kamza është një ndër bashkitë që ka raportuar për probleme në përdorimin e pajisjes elektronike për votimin.

Gazetarja Esiona Konomi, nga një qendër votimi në Kamzë, raporton se disa nga problemet e hasura janë mungesa e prizave në këto ambiente dhe një tjetër problem është edhe udhëzimi që duhet që të marrin votuesit për përdorimin e pajisjes së votimit.

Një qytetare për ABC News është shprehur se ishte hera e parë që ajo votonte në një mënyrë të tillë, por që ishte shumë më mirë se më parë.

“Ishte hera e parë që kam votuar, por ishte më mirë më bukur. Vota është e fshehtë dhe është në vendin e duhur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Kamza është një ndër tre bashkitë ku do të aplikohet numërimi elektronik dhe pritet që rezultatet të shpallen në orën 20:00 të mbrëmjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!