Kukësi voton, në garë Safet Gjici i PS-së dhe Admir Sinamati i “Bashkë Fitojmë”

schedule08:58 - 14 Maj, 2023

schedule 08:58 - 14 Maj, 2023

Edhe qarku i Kukësit që përfshin tre bashki, Kukës, Has dhe Tropojë është përgatitur për zgjedhjet e 14 majit.

Në Kukës janë thirrur për të votuar 45 mijë e 855 qytetarë në 73 qendra votimi  për të zgjedhur njërin prej tre kandidatëve si kryetar bashkie.  në garë janë Safet Gjici i Partisë socialiste, Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Abedin Oruçi i partisë për integrim dhe europianizim.

Ndërkohë në Bashkinë Has janë thirrur për të votuar 16 mijë e 543 qytetarë në 28 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Hasit, Miftar Dauti i kualicionit “bashkë fitojmë” dhe Beqir Mulaj i partisë socialiste.

Ndërsa në Bashkinë Tropojë janë thirrur për të votuar 22 mijë e 285 qytetarë në 38 qendra votimi për zgjedhjen e njërit prej dy kandidatëve si kryetar bashkie të Tropojës,  Rexh Byberi i partisë socialiste dhe Besnik Dushaj i kualicionit  “bashkë fitojmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!