Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Suedia bën histori, fiton për të shtatën herë Eurovision, ja si renditet Shqipëria

schedule01:10 - 14 Maj, 2023

schedule 01:10 - 14 Maj, 2023

Suedia fiton Eurovisionin 2023. Kjo është hera e 7 që Suedia e fiton këtë trofe.

Fituesja e këtij viti ishte Loreen me këngën “Tattoo”, duke marrë pikët maksimale nga të gjitha këngët konkurruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga juria dhe nga publiku.



Në vendin e dytë u rendit Finlanda me 526 pikë me këngën “Cha Cha Cha” nga Käärijä, kënga ishte një nga më të preferuarat dhe të dashurat e publikut.

Në vendin e tretë u rendit Izraeli me 362 pikë me këngën “Unicorn”, kënga u pëlqye nga publiku por edhe nga juria.

Ndërkoh Albina dhe Familja Kelmendi kanë përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”. Kënga është vlerësuar me 76 pikë duke dalë në vend të 22. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!