Në makinën qepëse është ulur për herë të parë 50 vite më parë, e që nga ajo kohë nuk është ndarë asnjë dite prej saj. Muhamet Muja është ndër rrobaqepësit e rrallë të mbetur aktiv në këtë profesion, dikur shumë i kërkuar.
E ka nisur menjëherë pas klasës së tetë, profesion të trashëguar nga prindërit e tij. Nuk ka mundur të zgjedhë profesion tjetër, për shkak të biografisë.
Muhamti thotë se ndonëse të mban mbyllur ky profesion ka veçoritë e tij dhe sjell të ardhura.
Edhe pse i njëjti profesion, puna artizane si rrobaqepës ka ndryshim me punën që kryhet në fasoneri. I vështirë e kerkon saktësi per t’ia plotësuar kërkesat klientit.
Nuk e mban mend numrin e çifteve qe janë martuar e veshur me kostumin tij, por ka ndjesi kur ia kujtojnë shpeshherë ata që kanë qepur kostumet tek Muhameti.
Muhameti ka nxjerr të paktën 600 kursante në këto vite, por vitet e fundit kërkesa ka rënë, edhe pse si profesion mbetet i kërkuar në treg.
Profesionin e ka të trashëguar nga prinderit por po e trashëgon edhe tek vajza dhe nuset e djemve./abcnews.al