“Nuk është e lehtë për bizneset që të mbijetojnë ditët e sotme”.
Kështu e nis artikullin e saj një media angleze, e cila ka renditur disa nga dyqanet e reja të qytetit Bath, që duhen vizituar nga banorët. Mes tyre është edhe berberhania e dy vëllezërve shqiptarë, që mesa duket ka lënë mbresa të shkëlqyera në këtë vend.
Emrin ia kanë vënë “Le Barbier”. Dy vëllezërit, Orges dhe Gary Troksi e kanë hapur këtë biznes që prej mesit të Korrikut. SomersetLive e rendit këtë dyqan si një risi për qytetin e Bath-it. Të dy vëllezërit kanë shumë vite që janë bërë pjesë e kësaj lloj pune.
“Bath-i është qytet i bukur dhe po e shijojmë kohën këtu. Deri më tani ka shkuar mirë. Ka shumë njerëz të interesuar për këtë vend”, thotë për mediat Orgesi.
Më tej, i riu shqiptar shton se ka sjellë risi të reja me biznesin në Bath.
“Përdorim produktet më të reja, dhe përveç qethjes, klientët marrin një pije falas”, tha ai./abcnews.al