Ndonëse u nda nga jeta disa muaj më parë, piktori i popullit, Sali Shijaku do të kujtohet gjithmonë përmes veprës së tij. I njohur ndryshe si mjeshtër i madh i pikturës shqiptare, ai ka lënë pas një pasuri shumë të çmuar në artin tonë.
Në një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, djali i tij, Orges Shijaku ka deklaruar babai vijon të jetojë brenda pikturave, qeramikave dhe skulpturave.
Sipas tij, për të analizuar veprat duhen kritikë arti ndërkombëtar, pasi ka një gjerësi gamash që rrallëku mund t’i gjesh.
“Edhe në këto momente që ne jemi duke folur, ai është akoma brenda kësaj shtëpie, siç ndjehet te piktura, te qeramika, te skulpturat. Pastaj, në çdo moment që ne shikojmë gjendjen e mureve të shtëpisë, aty kemi portretet e tij, por dhe portretet e nënës sime që ishte muza e tij.
Ai ka pasur një teknik të veçantë, që në shumicat e rasteve punonte me gishtat e vetë dhe nuk i përdorte telajot, sikur luante muzikë. Edhe thoshte: ‘Piktura është poezia e heshtur, por sa herë që i qendrojmë përballë duhet të shikojmë dritën, kontrastin, ngjyrat, kompozimin.
Ai ishte monumental në pikturë. Unë jam djali i tij dhe ndoshta nuk mund të analizoj dot pikturën e Sali Shijakut, sepse duhen ndoshta kritikë arti pak ndërkombëtar dhe kritikët e artit shqiptar. Por është e vështirë të flasësh për pikturën e Sali Shijakut, pasi ajo ka një gjerësi gamash, ngjyrash, kompozimin e veprës, të cilën ai e kishte gjënë kryesore”, u shpreh Orgesi./abcnews.al