Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan foli për një epokë të re për marrëdhëniet greko-turke.
“Me Greqinë mund të lëmë mënjanë armiqësitë dhe rivalitetet, kjo i ka dëmtuar shumë të dyja vendet dhe nuk duhet të vazhdojë. Uroj që zgjedhjet si në Greqi ashtu edhe në Turqi të jenë fillimi i një epoke të re. Ne nga Turqia i dërgojmë Greqisë përshëndetjet tona të përzemërta dhe miqësore”, tha Erdogan.
Kur u pyet nëse ka ndonjë mesazh apo dëshirë për t’i dërguar Kyriakos Mitsotakis, ai u përgjigj: “Mitsotakis duhet të mbajë fjalët e tij”.
Presidenti i Turqisë beson se do t’i fitojë zgjedhjet dhe në mënyrë karakteristike u shpreh se “tubimet në sheshe e tregojnë këtë, populli e tregon këtë dëshirë, e shihni edhe ju”.
/abcnews.al