Analisti Frrok Çupi ka qenë i ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News, ku foli edhe për fushatën e kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, e cili sonte do të mbajë takimin përmbyllës së fushatës.
Çupi tha se Veliaj ka një fushatë të krahasueshme me të gjithë 4 vjeçarin e punës dhe dinamike. Ai shtoi se kjo fushatë ka qenë e lehtë për Veliajn pasi pas kishte një parti dhe një kryeministër që është vetë një punëtor i madh.
“Veliaj ka bërë një fushatë të krahasueshme me të gjithë 4-vjeçarin e punës, ka qenë dinamike. Ka pasur një fjalë të një lideri modern. Në një moshë të mendimit, që është europiane, është një prej miqve që kanë kryeqytet e Europës në krye të bashkive.
Kjo ishte një fushatë e lehtë për të, sepse kishte mbrapa një parti dhe një kryeministër që është vetë një punëtor i madh dhe e dyta kishte mbrapa një Tiranë krejt ndryshe.
Janë zgjedhje me një peshë shumë të madhe dhe atë ia japin situatat që zhvillohen. Ose atë peshë ia jep ky 30-vjecar që ne kemi kaluar dhe kanë lënë mbrapa lidhëse nëpër këmbë që besohet se tani është momenti final për t’i ndarë nga e shkuara” përfundoi Çupi.r.t/abcnews.al