Një nga ndarjet më të trishta mes një klubi dhe një trajneri këto sezonet e fundit padyshim që është dhe largimi i teknikut italian Antonio Conte, nga stoli i londinezëve të Tottenham, pas 2 sezoneve të këtij të fundit në krye të pankinës së Spurs.
Për largimin e beftë të Conte, ditën e sotme ka folur dhe “bashkëpunëtori” i teknikut italin në kohën kur ishte te Juventus dhe Inter, drejtori sportiv i “zikaltërve”, Giuseppe Marotta, i cili për mediat tha se largimi i Conte nga stoli i Spurs erdhi totalisht nga vendimi i tij dhe jo nga klubi.
“Më vjen keq sepse nuk ishte aq mirë, kjo ndikoi edhe në vendimin e tij. Ai është një profesionist i madh, ai e bën punën e tij me intensitet të madh. Nëse vendosi të “ndahet” me Tottenham, ai kishte arsyet e tij, për mua ai mbetet një nga trajnerët më të rëndësishëm”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al