Sarri lavdëron “fantazistin” e “dardanëve”, Ermal Krasniqi me “sytë” nga Lazio

schedule17:29 - 11 Maj, 2023

schedule 17:29 - 11 Maj, 2023

Përballja në fazën e 1/16-ve të Conference League, mes rumunëve të Cluj dhe “shqiponjave” të Lazio, duket e ka kthyer “fantazistin” e Kombëtares kosovare, Ermal Krasniqi në “të preferuarin” e teknikut Maurizio Sarri, me këtë të fundit që gjatë një prononcimi për mediat e quajti Kransniqin, “një lojtar tepër interesant”.

Në një intervistë për mediat rumune, Krasniqi tepër i ngazëllyuer nga fjalët e teknikut Sarri u shpreh fillimisht se është i fokusuar te karriera e tij në Cluj dhe më pas shtoi se në rast se ndonjë ofert vjen ai do e pranonte me kënaqësi, duke i “shkelur” syrin, “shqiponjave” të Lazio.

“Tani jam i fokusuar te Cluj dhe do të jap gjithçka. Por nëse ofertat vijnë, do të jem i lumtur t’i marr ato në çdo moment. Ndihem i nderuar ta di se ka top klube që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Mirë që Sarri më vlerësoi. Jam i nderuar. Mendoj se mund të luaj në çdo kampionat evropian”,- u shpreh Krasniqi gjatë intervistës. /i.m /abcnews.al