Katargate/ Eurodeputetja Eva Kaili kërkon të kthehet në Parlamentin Europian

schedule15:10 - 11 Maj, 2023

schedule 15:10 - 11 Maj, 2023

Eva Kaili ka kërkuar të lirohet nga masa e arrestit shtëpiak për t’u rikthyer në detyrën e saj si deputete e Parlamentit Europian, sipas një njoftimi të avokatëve të saj.

Dy eurodeputetët e tjerë të përfshirë në skandalin e Katargate, përkatësisht belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Coccolino, së shpejti mund të ndjekin të njejtin shembull.

Megjithatë, pas pak ditësh Mark Tarabella nuk do të duhet të mbajë byzylyk elektronik dhe do të mund të lërë arrestin shtëpiak, ndonëse në kushte të caktuara.

Tre eurodeputetët akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale për rastin Katargate. Por sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, “ata mbeten anëtarë të Parlamentit Europian me të gjitha të drejtat që lidhen me funksionin e tyre”.

Kjo do të thotë se të gjithë paguhen nga buxheti i BE-së dhe ende votojnë.

/abcnews.al