Numri i lejeve të ndërtimit sipas Institutit të Statistikave u rrit me rreth 15% tremujorin e dytë të vitit. Nga prilli në qershor u dhanë 310 leje për ndërtimin e objekteve të reja, 111 prej tyre në Tiranë.
Tirana renditet e para sa i përket lejeve të ndërtimit dhënë nga muaji prill deri në qershor të këtij viti.
Nga 310 leje për ndërtesa të reja lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë të vitit, sipas Institutit të Statistikave, 111 janë lëshuar vetëm nga bashkia e kryeqytetit.
11 leje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë në Tiranë dhe 14.8% më tepër në të gjithë vendin.
61.2% e lejeve janë dhënë për rezidenca banimi, 27.1% për ndërtesa të tjera dhe 11.7% për punime inxhinierike.
Mbi 400 mijë metër katror territor vë në dukje Instituti i Statistikave është vënë në dispozicion të ndërtimeve të reja. Në Tiranë kjo sipërfaqe është rreth 273 mijë e 133 metër katror.
Vlera e përafërt e lejeve miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë te 2019 kap shifrën e 16,8 miliardë lekëve./ABC News Albania 24/7