Kontingjenti i FSK-së, i cili kishte zbarkuar me ushtrinë britanike në Ishujt Falkland, ka përfunduar me sukses misionin dhe është kthyer në Kosovë.
Në misionin “Atlantiku”, Forca ka qenë pjesë e integruar e njësive britanike ku kanë realizuar bashkërisht të gjitha fazat e trajnimit dhe praktikave taktike dhe operacionale në mision.
“Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkë-zbarkimin me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve, e ngrit nivelin e besimit tek partnerët, përgatit ushtarakët për misione dhe ndëveprueshmëri si dhe rrit nivelin e operacionalitetit të ushtarakëve tanë të cilët do të shërbejnë në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqes ku do që kërkohet”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ata janë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, si dhe familjarë e miq.
/KosovaPress/